Toshkovski, Gjykata nuk kishte caktuar mënyrën e vëzhgimit

19.08.2024 20:27

Ndaj pretendimeve të Gjykatës penale...

Ndaj pretendimeve të Gjykatës penale ka reaguar misnitri i brendshëm, Toshkovski, i cili mohon çfarëdo përgjegjësie të ministrisë që drejton për ikjen e Ramadanit.

Duke mohuar përgjegjësinë Toshkovski numëroi disa fakte, “Siç është vendimi i Gjykatës penale për paraburgim shtëpiak për një të huaj, i cili ishte arrestuar me fletëarrest ndërkombëtarë nga Interpoli.”

Toshkovski poashtu potencon nenin 163 alinea 5 nga ligji për procedurë penale, ku thuhet se gjykata bën vëzhgimin ndaj paraburgimit shtëpiak, ndërsa vëzhgimin mund t’ia besojë policisë, duke e caktuar mënyrën e kryerjes së vëzhgimit.

Në këtë rast sipas Toshkovskit në vendimin për paraburgim shtëpiak ndaj personit në fjalë, Gjykata ka caktuar se vëzhgimin ndaj paraburgimit shtëpiak e bën MPB-SPB Shkup, Stacioni Policorë Çair, pa e caktuar mënyrën e kryerjes, edhe pse ajo është obligim ligjor, duke pasur parasyshë nenin e lartëpërmendur 163.

Ministri Toshkovski poashtu thekson se në bazë të praktikave të deritanishme, të njohura mirë për Gjykatën, “Gjatë kryerjes së masës paraburgim shtëpiak, policia nuk e siguron 24 orë shtëpinë ku kryhet masa, por kohë pas kohe, siç edhe ka bërë. Kontrolli i fundit është bërë më 13 gusht, kur personi ka qenë në adresën e caktuar, për çka zyrtarët policorë kanë përgaditur edhe material zyrtarë”, thekson misnitri i brendshëm.