Maqedoni
Parashikimi i motit
20.08.2024 08:59
Moti sot do të jetë i vranët dhe i paqëndrueshëm, në disa vende me reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima...

Moti sot do të jetë i vranët dhe i paqëndrueshëm, në disa vende me reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima. Proceset lokale do të jenë në formë stuhie me reshje të dendura shiu (mbi 20 l/m2), erë të fortë dhe breshër. Indeksi UV do të jetë 6.
Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 15 deri në 20°C, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 25 deri në 32°C.
Në Shkup do të mbajë mot i ndryshueshëm i vranët dhe i paqëndrueshëm me reshje të kohëpaskohshme të rrëmbyeshëm dhe bubullimë, ndërsa në pjesë të luginës do të ketë kushte për paraqitje të stuhive.
