Botë
Të shtëna në parkingun afër Mavrovkës, jozyrtarisht ka mbetur i vrarë një person
20.08.2024 11:27
Të shtëna nga armët e zjarrit mëngjesin e sotëm në Shkup në afërsi të qendrës tregtare “Mavrovka”...

Të shtëna nga armët e zjarrit mëngjesin e sotëm në Shkup në afërsi të qendrës tregtare “Mavrovka”. Jozyrtarisht, një person ka mbetur i vrarë nga shkëmbimi i zjarrit.
Një numër i madh i ekipeve të policisë dhe një autoambulancë janë në terren, ndërsa vendi është i rrethuar me shirit policor. Pritet një njoftim zyrtar nga Ministria e Brendshme
Kjo është e shtëna e dytë në më pak se 24 orë pasi mbrëmë ka pasur shkëmbim zjarri në Singeliq, pas së cilës një person është dërguar në Spitalin e Qytetit.
