Vrasje në Shkup, MPB: Dy të arrestuar, kërkohet personi i tretë
MPB njoftonë se janë arrestuar dy persona...

“Rreth orës 10 të mëngjesit është vrarë një person këtu në parkingun e Q.T “Mavrovasja”. Sipas informacioneve jozyrtare, personi I vrarë ka qenë I shoqëruar nga një grua, kurse vrasësi gjatë aktit të vrasjes ka marrë diçka nga bagazhi I veturëls së të vrarit. Këtu në vendngjarje, vendi është I rrethuar nga ekipet e policisë të cilët po bëjnë edhe hetimin e rastit”
MPB njoftonë se janë arrestuar dy persona, si të dyshuar pas vrasjes së sotme në afërsi të Q.T. “Mavrovasja” në Shkup. Nga MPB thonë se e dinë identitetin edhe të personit të tretë të dyshuar, për kapjen e të cilit po bëhen ende kërkime.
“Në zonën e komunës së Çairit, është vërejtur një veturë e udhëtarëve, e cila ka tentuar të largohet, ndërsa personat nga automjeti kanë bërë rezistencë me përdorimin e armëve të zjarrit. Punonjësit e policisë janë kundërpërgjigjur, pas së cilës një person është privuar nga liria. Gjatë masave të mëtejshme është privuar nga liria edhe një person, ndërsa policia e di edhe identitetin e të dyshuarit të tretë i cili ndodhet në arrati dhe për të cilin po merren masa për gjetjen e tij”, bëjnë me dije nga MPB prej ku informojnë qytetarët se në në disa pjesë të Shkupit do të ketë prani të shtuar policore me qëllim të zbardhjes së plotë të rastit.
“Kjo ngjarje ka tensionuar dhe tronditur qytetarët dhe kalimtarët e rastit, të cilët emocionet e tyre I rrëfyen për kamerën tonë”
“Si mos të frikësohemi, gjithkush frikësohet prej këtyre punëve. Jo asgjë nuk kemi dëgjuar, erdhëm e pamë njeriun të shtrirë, nuk dimë asgjë se çfar ka ndodhur.
“Jetoj në Çair kam duqan këtu në Çarshi, nuk e di çka është puna, thanë se ka qenë avokat.” – thanë disa nga qytetarët e intervistuar nga TVM2.
MPB poashtu ka njoftuar se një person ka mbetur i plagosur mbrëmjen e së hënës nga të shtënat me armë zjarri në lagjen Hasanbeg të Shkupit.
Incideti ka ndodhur kur nga një veturë në lëvizje, është shtënë me armë zjarri në një automjet “Pasat” me targa austriake, me ç’rast një person është plagosur dhe është transportuar për trajtim në Qendrën Klinike. Po merren masa për zbardhjen edhe të këtij rasti. (Ersan Pajaziti, TVM2)
