Maqedoni

LSDM: Gashi “privatizoi” vendkalimin Bllacë

20.08.2024 14:48

LSDM sërish sot është marr me pjesëmarrjen e kryeparlamnetarit Afrim Gashi...

LSDM sërish sot është marr me pjesëmarrjen e kryeparlamnetarit Afrim Gashi në një dasëm në Republikën e Kosovës. Sipas kësaj partie përveç veturës së kryeparlamentairt të pa kontrolluara kanë kaluar edhe veturat me dasmorët tjerë. Sipas LSDM-së vendkalimi kufitar Bllacë ka qenë i privatizuar plotësisht nga kryeparlamentari Gashi, me lejen e MPB-së dhe zyrtarëve përgjegjës, me çka sipas kësaj partie është cënuar siguria e shtetit.
 
“Kush garanton se çka kaluar në veturat private. LSDM kërkon hetim serioz nga prokuroria publike dhe përgjegjësi për të gjithë të involvuarit në këtë skandal. Kërkojmë Toshkovski të jep dorëheqje ose të shkarkohet me procedurë të shpejtë.”, tha Bogdanka Kuzeska nga LSDM.
 
VLEN: LSDM pus i pashterrshëim i skandaleve
 
LSDM ishte dhe do të mbetet pus i pashtershëm i skandaleve, kanë reaguar nga kualicioni VLEN.  
 
“Na vjen keq që LSDM-ja e drejton zemërimin për rezultatin zgjedhor në adresën e gabuar. Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, nuk mund të jetë fajtor për faktin se qytetarët i dënuan ashpër. Si duket se mesazhi i tillë nuk është i mjaftueshëm për ta, duke qenë se vazhdojnë të manifestojnë hipokrizi të lartë. Para se të mbajnë konferenca për shtyp, qëllimi i të cilave është të largojnë vëmendjen nga problemet e tyre të brendshme partiake, i bëjmë thirrje LSDM-së të përgjigjet: Pse nuk reaguan në të njëjtën mënyrë kur Zoran Zaev dhe Venko Filipçe vozitën motoçikleta jashtë kufijve të Maqedonisë së Veriut, të shoqëruar nga sigurimi shtetëror? A ishte atëherë kjo për ta etike dhe sipas protokollit të sigurisë, apo një sjellje skandaloze, siç pretendojnë tani? Afrim Gashi me familjen e tij e ka kaluar kufirin në mënyrë të rregullt dhe ai kurrë nuk ka kaluar ndonjë pikë kufitare në këmbë, si disa të tjerë!”, thuhet në reagimin e kualicionit VLEN. 
 
LEONORA KALIQI