Arratisja e Blerim Ramadanit, VMRO-DMPNE: BDI dhe LSDM interesa biznesi nga Ramadani
Pas arratisjes së Blerim Ramadanit...

Pas arratisjes së Blerim Ramadanit nga Maqedonia e Veriut, VMRO-DPMNE-ja, akuzon LSDM-në dhe BDI-në, se i kanë ndihmuar të njejtit të arratiset, pasi sipas tyre, me Ramadanin, kanë interesa të përbashkëta biznesi për ndërtimet e egra-pa leje.
VMRO-DPMNE, gjykatësin Pajazit Pajazit, e quan dorë e zgjatur e BDI-së në Gjykatën Penale, që zbaton urdhërat e tyre.
“Cili ishte qëllimi i vizitës së Blerim Ramadanit, në Maqedoni? A u dërgua Blerim Ramadani, në Popova Shapkë nga funksionarët e LSDM-së dhe BDI-së, dhe a interesohej në fakt ai për ndërtime të egra për zyrtarët e BDI-së, në vendet e preferuara.? Për këtë arsye Ramadani u lëshua në arrest shtëpiak në vend që të ishte në burg, pasi BDI dhe LSDM, prej tij kanë interesa biznesi. A ka ndikuar BDI-ja ndaj Pajazit Pajazitit, që është krahu i tyre i zgjatur në gjykatë, që të japë vendim për arrest shtëpiak për Ramadanin, dhe më pas i njejti të ketë mundësi të arratiset, pasi kanë interesa të përbashkëta biznesi.” – tha Toni Jarevski nga VMRO-DPMNE.
Ndërkohë nga Gjykata Penale, thonë se Përgjegjësia për arratisjen e Blerim Ramadanit nga arresti shtëpiak duhet të kërkohet në MPB, institucionin që ka kryer mbikëqyrjen.
Nga ana tjetër MiniStri i Brendshëm, Toshkovski mohon përgjegjësinë e MPB-së dhe e bën fajtore Gjykatën Penale. Ramadani u arrestua më 17 korrik 2024, në pikëkalimin kufitar Jazhincë/Glloboqicë me urdhër arrst ndërkombëtarë nga Serbia. (Farije Dauti – Bakiu, TVM2)
