Botë
Rusi-ShBA, rubla shënon rënie kundrejt dollarit
21.04.2015 17:56
Rubla ruse ka shënuar rënie në nivelin më të ulët në dy javë kundër dollarit amerikan...

Monedha ruse ka qenë sot 54 kundrejt monedhës amerikane. Rubla ka nisur të marrë veten këtë vit, pas rënies në 80 për një dollarë në mes të muajit dhjetor.
Ky ka qenë kolapsi më i keq i saj që nga kriza e monedhës ruse më 1998.
Ekonomia ruse dhe rubla janë goditur rëndë në vitin 2014 nga rënia e mprehtë e çmimeve të naftës dhe sanksionet që ka ndërmarrë Perëndimi për shkak të ndërhyrjes së Moskës në Ukrainë.
