KSI, rekomandime të reja për “Covid 19”
Komisioni për sëmundje infektive...

Komisioni për sëmundje infektive ka sjellur rekomandime të reja për “Covid 19”. Sipas këtyre rekomandimeve spitalet dhe klinikat në vend duhet të përpilojnë protokole të veçanta për izolimin e pacientëve të cilët janë të trajtim spitalorë, ndërsa janë të prekur nga korona.
Kreu i komisionit Aleksandar Petliçkovski thot se gjendja po ndiqet me vëmendje, por nuk është shqetësuese.
“Pas një periudhe prej një viti e gjysmë me aktivitet të ulët të virusit Korona jemi dëshmitarë të një periudhe prej 6 javësh në të cilën virusi ka rritur pak aktivitetin. Ne i ndjekim numrat në nivel javorë, në javën e fundit deri më 18 gusht kemi numër më të madh të rasteve pozitive, 271. Krahasuar me javën e kalaur kur kishte 169, kemi rritje që është në përputhje me virusin në tërë Evropën apo edhe në botë.” – deklaroi Kryetari i KSI-së, Aleksandar Petliçkovski.
Pjesë e rekomandimeve është edhe të respektohet termini për vizitën e të sëmurve, nga familjarët. Rekomandohet shmangja e ambienteve me shumë njerëz, rritja e higjienës. Mjekët theksojnë poashtu se mbrojtje më e mirë është vaksinimi.
Me “Covid 19” ishte e prekur edhe 48 vjeçarja që humbi jetën, derisa po trajtohej në hematologji, pasi ishte e prekur rënd nga leukemia akute. (Ardita Imeri, TVM2)
