Maqedoni

LSDM: Incidentet e armatosura përditshmëri

20.08.2024 16:09

LSDM-ja opozitare ka reaguar lidhur me vrasjen e sotme në Shkup dhe plagosjen e një dite më pare në Hasanbeg..

LSDM-ja opozitare ka reaguar lidhur me vrasjen e sotme në Shkup dhe plagosjen e një dite më pare në Hasanbeg, duke kërkuar dorëheqjen e ministrit të punëve të brendshme Pançe Toshkovski. 
 
“Këto përplasje po bëhen përditshmëri sepse MPB dhe Toshkovski nuk arrijnë t’i gjejnë autorët dhe t’i zgjidhin rastet. Për të rikujtuar, gjatë mandatit të Toshkovskit ka pasur tre vrasje dhe tre tentativa për vrasje, ndërsa vetëm një rast është zgjidhur. Paaftësia e qeverisë së Mickoskit e ka shndërruar Maqedoninë në Perëndim të egër. Bandat kriminale po veprojnë pa pengesa, kriminelët po arratisen nga burgjet që janë si hotele të hapura, ndërsa qytetarët kanë frikë për sigurinë e tyre”, thuhet në reagimin e LSDM-së.