Osmani priti në takim ndihmës sekretarin e NATO-s, Ruge

20.08.2024 16:59

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s për Çështje të Jashtme dhe Siguri, ambasadorin Boris Ruge.

Siç bëhet e ditur nga presidenca, presidentja Osmani ka përsëritur mirënjohjen e Kosovës për kontributin e vazhdueshëm të NATO-s në Kosovë, ndërsa ka ritheksuar përkushtimin e Kosovës për anëtarësim në NATO.

Ajo ka potencuar se Kosova është e gatshme që t’i kontribuojë unitetit transatlantik në mbrojtje të vlerave të përbashkëta të paqes, demokracisë e lirisë.

“Në takim u diskutua edhe për çështjen e hapjes së urës së Ibrit, me ç’rast, Presidentja Osmani ka përsëritur se hapja e urës si akt normalizimi e integrimi është në interes të të gjithë qytetarëve, pa dallim etnie”.

Presidentja Osmani ka cekur rëndësinë e konsultimit dhe koordinimit në mes të institucioneve të Kosovës dhe partnerëve të sigurisë, veçanërisht me NATO-n, në mënyrë që të ndërtohet plani i përbashkët i zbatimit për hapjen e urës.

Kurti në SHBA, pjesëmarrës në Konventën Kombëtare demokratike

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për të marrë pjesë në Konventën Kombëtare Demokratike, në Çikago, në një intervistë për “Zërin e Amerikës”, ka folur për hapjen e urës së Ibrit.

“Ura mbi lumin Ibër është dashur të hapet kur është çliruar Kosova para 25 vjetëve. Nuk është dashur të jetë e mbyllur kur është pavarësuar Kosova 16 vjet më parë. Është dashur të jetë e hapur edhe para 8 vjetëve në bazë të marrëveshjes së Brukselit e planit të zbatimit. Kësisoj ne jemi trefishë të vonuar për shumë vjet. Ajo çfarë duam të bëjmë është veçse lëvizje e lirë për të gjithë qytetarët, mallrat e kapitalin në të dy anët e lumit Ibër, të ketë sundim të ligjit që nuk e përjashton askënd dhe kjo paraqet vet frymëmarrjen e shteti demokratik” – tha Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.  

Ai theksoi se po dëgjohen me vëmendje gjitha vërejtjet e sugjerimit e partnerëve ndërkombëtarë, duke shtuar se është optimist se do të ketë sundimit të ligjit, liri të lëvizje në njërën anë, por edhe paqe e siguri në anën tjetër.

Kurti tha se hapja e urës mbi lumin Ibër nuk është kundër askujt. Sipas tij ura është për të gjitha komunitetet. Kryemisnitri Kurti poahstu vlerësoi se marrëdhëniet e Kosovës me ShBA-në janë më të fuqishme se kurr. (Gyltene Sinani, TVM2)