Toshkovski, MPB ka bërë kontrolle për udhëtimin e Gashit

20.08.2024 17:57

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski..

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, ka bërë të ditur se lidhur me udhëtimin e kryeparlamentarit Gashi në Kosovë, MPB në tre ditët e fundit ka bërë kontrolle intensive përfshijnë rishikimin e kamerave në pikën kufitare Bllacë.

“Është vërtetuar se plani i udhëtimit të kryetarit Gashi është shpallur në mënyrë të rregullt dhe është evidentuar në regjistrat pas njoftimit paraprak nga Ministria e Punëve të Jashtme të datës 16 gusht 2024. Në njoftim, përveç kryetarit të Kuvendit, janë përfshirë edhe familjarë të tij, pjesëtarë të sigurimit dhe tre automjete zyrtare të policies. Kalimin kufitar më 18 gusht 2024 në periudhën nga ora 18:40 deri në ora 18:42 nën përcjellje policore e kanë kaluar gjashtë vetura, nga të cilat tri automjete policore dhe një veturë VIP”, ka shkruar Toshkovski.

“Me kontrollet e kryera në Sistemin e kontrollit të pasagjerëve dhe mjeteve, u konstatua se kreu i delegacionit, si dhe familjarët e tij të njoftuar për largim, nuk regjistrohen në sistemin e kontrollit të pasagjerëve dhe mjeteve. Gjithashtu u konstatua se nuk është respektuar plotësisht procedura e regjistrimit të të gjithë personave dhe pasagjerëve që kalojnë pikën kufitare në sistemin e kontrollit të pasagjerëve dhe automjeteve”, - bënë të ditur ministri duke paralajmëruar masa adekuate për përcaktimin e përgjegjësisë.