Blinken, Netanjahu pranoi marrëveshjen, të pajtohet edhe Hamasi për paqe në Gaza
Sekretari amerikan i Shtetit, Athony Blinken...

Sekretari amerikan i Shtetit, Athony Blinken gjatë qëndrimit në Izrael ka arritur ta bindë kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu që ta pranoj propozimin e SHBA-së për një marrëveshje armëpushimi në Gaza dhe ka ftuar “Hamasin” që ta bëjë të njëjtën gjë.
Blinken nga Izraeli vazhdoi turin e tij të bisedimeve në Egjipt.
“Netanyahu më konfirmoi se Izraeli e pranon propozimin për ta kapërcyer, se e mbështet atë. Tani i takon Hamasit të bëjë të njëjtën gjë. Unë mendoj se ka një nevojë të vërtetë urgjence. Kjo është mundësia më e mirë për të kaluar përfundimisht vijën e finishit”. – tha Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken.
Izraeli është tashmë në fazat e para të një marrëveshjeje për lirimin e pengjeve që mbahen në Gaza, tha Netanyahu, duke njoftuar se do të dërgonte negociatorët kryesorë në samitin në Kajro.
"Unë vlerësojë përpjekjet që Shtetet e Bashkuara po bëjnë në mbrojtjen rajonale kundër boshtit iranian. Për mirëkuptimin që ata kanë treguar për interesat tona jetike të sigurisë, si pjesë e përpjekjeve tona të përbashkëta për të liruar pengjet tanë tashmë në fazën e parë të marrëveshjes” – u shpreh Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu.
Zyrtari i lartë i “Hamasit”, Osama Hamdan, kritikoi deklaratat e SHBA-së dhe Izraelit, duke thënë se marrëveshja e përditësuar ngre shumë paqartësi dhe nuk është brenda fushëveprimit të asaj që është paraqitur apo rënë dakord.
Ai thotë se nuk kanë nevojë për negociata të reja, por për një marrëveshje për një mekanizëm implementues. Përballë përpjekjeve globale për të finalizuar një marrëveshje paqeje, Irani ka kërcënuar sërish se do ta ndëshkojë Izraelin, edhe pse nuk dëshiron përshkallëzime në rajon.
“Ne u kemi thënë miqve tanë se nuk kërkojmë përshkallëzim në rajon dhe mbështesim përpjekjet altruiste për të vendosur një armëpushim. Ndërkohë, ne theksojmë të drejtën tonë thelbësore për të ndëshkuar agresorin dhe për të vendosur parandalimin kundër një regjimi terrorist dhe ne do ta ushtrojmë këtë të drejtë në kohën e duhur”. – u shpreh Zëdhënësi i MPJ-së, së Iranit, Nasser Khanani.
Në hijen e negociatave, forcat izraelite vazhduan operacionet në Rripin e Gazës. Ata konfirmuan se gjetën trupat e gjashtë pengjeve në jug të enklavës Khan Younis. Luftimet po vazhdojnë edhe në frontin me Hezbollahun. (Belinda Koka – Ademi, TVM2)
