Ukrainë, sulme masive në Kiev
Rusia ka kryer sulme masive...

Rusia ka kryer sulme masive me dron dhe raketa lundruese në Kiev dhe disa rajone lindore e veriore. Mbrojtja ukrainase pretendon se ka kapur disa raketa mbi qytet. Sulmi vjen pas sulmeve të Ukrainës nga Sumy në qytetin fqinj të Kursk.
Moska pretendon se forcat e saj kanë arritur në periferi të Donetsk të Pokrovsk, një qendër kryesore furnizimi për ushtrinë ukrainase në vijat e frontit.
Zelensky, nga ana tjetër tha se ushtria e tij po përparon pas pushtimit të Kurskut dhe tashmë kontrollon mbi 1250 kilometra katrorë dhe 92 vendbanime. Sipas tij, inkursioni nuk do të kishte ndodhur nëse partnerët ukrainas do të kishin hequr kufizimet për përdorimin e armëve me rreze të gjatë.
“Mbrojtja jonë proaktive, parandaluese është kundërmasa më efektive ndaj terrorit rus, duke shkaktuar vështirësi të konsiderueshme. Nëse partnerët tanë do të kishin hequr të gjitha kufizimet aktuale për përdorimin e armëve në tokën ruse, ne nuk do të kishim hyrë fizikisht në rajonin e Kurskut për të mbrojtur qytetarët tanë ukrainas në komunitetet kufitare dhe për të eliminuar potencialin e Rusisë për agresion.” – u shpreh Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski.
Nga ana tjetër Bjellorusia thotë se ka dërguar avionë dhe pajisje ushtarake në kufirin me Ukrainën. Ukraina i quajti deklaratat e fundit të Lukashenkos “retorikë” që synojnë të kënaqin Vladimir Putinin. (Belinda Koka – Ademi, TVM2)
