Maqedoni

Parashikimi i motit

21.08.2024 09:03

Paradite me diell me vranësira të ulëta deri mesatare, më të dendura në zonat lindore....

Paradite me diell me vranësira të ulëta deri mesatare, më të dendura në zonat lindore. Pasdite do të ketë dukuri lokale me reshje të rrëmbyeshme shiu dhe bubullima sidomos në zonat malore. Do të fryjë erë mesatare nga veriu. Indeksi UV do të jetë 7.
 
Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 13 deri në 20°C, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 27 deri në 34°C.
 
Në Shkup do të mbajë mot me diell me vranësira mesatare dhe me erë të dobët deri mesatare veriore. Pasdite do të ketë kushte për reshje të shpejta të rrëmbyeshme dhe bubullima.