Botë

Egjipt, Morsi mund të dënohet me vdekje

21.04.2015 17:59

Ish presidenti i Egjiptit, Mohammed Morsi, do të përballet me verdiktin e parë gjyqësor që prej rrëzimit nga pushteti...

Ish presidenti i Egjiptit, Mohammed Morsi, do të përballet me verdiktin e parë gjyqësor që prej rrëzimit nga pushteti, nën akuzat për nxitjen e vrasjes së protestuesve.

Nëse shpallet fajtor, ai mund të dënohet me vdekje. Verdikti do të jetë i pari në disa gjyqe me të cilat përballet.

Morsi është rrëzuar nga ushtria në korrik të vitit 2013, pas protestave masive kundër sundimit të tij. Që atëherë, autoritetet kanë shpallur të paligjshme partinë “Vëllazëria myslimane” dhe kanë arrestuar mijëra mbështetës të saj.