Botë

Të shtëna në një shkollë në Bosnje e Hercegovinë, tre të vrarë

21.08.2024 12:48

Një person i armatosur vrau tre persona dhe plagosi rëndë një tjetër në një gjimnaz në Sanski Most...

Një person i armatosur vrau tre persona dhe plagosi rëndë një tjetër në një gjimnaz në Sanski Most, në veriperëndim të Bosnje e Hercegovinës.
 
Sulmuesi qëlloi tre punonjës të shkollës me një pushkë automatike.
 
Në mesin e të vrarëve është edhe drejtori i shkollës, konfirmoi për Radion Evropa e Lirë policia në kantonin Una-Sana.
 
Sipas policisë, sulmuesi tentoi të bënte vetëvrasje, por u plagos rëndë dhe u transferua në Qendrën Klnike Universitare në Banja Llukë.
 
I dyshuari është punëtor i një shkolle të mesme në Sanski Most./REL