Maqedoni

Kalimi i Gashit në kufi me veturë zyrtare, LSDM: Të ketë përgjegjësi, Toshkovski të dorëhiqet

21.08.2024 14:04

LSDM kërkon përgjegjësi për rastin e pjesmarrjes së kryeparlamentarit Afrim Gashi me veturë zyrtare në një dasëm në Kosovë....

LSDM kërkon përgjegjësi për rastin e pjesmarrjes së kryeparlamentarit Afrim Gashi me veturë zyrtare në një dasëm në Kosovë. Nga partia opozitare thonë se shefi i ri i Qendrës për Çështje Kufitare Veri, Naim Ramuka i ka mundësuar krushqëve të kalojnë kufririn pa kontroll, ndërsa akuzuan ministrine punëve të brendshme Pançe Toshkovski se po tenton të fsheh një gjë të tillë. 
 
“Ky është një skandal i madh që nënkupton jo vetëm abuzim të rëndë të pikës kufitare, por edhe arbitraritet, shkelje të ligjeve dhe krime të mundshme të kryera që ende nuk janë hetuar. Siguria e kufijve tanë është cenuar dhe kontrolli kufitar është pezulluar plotësisht dhe është vënë nën komandën partiake të VLEN-it dhe DPMNE-së. Kjo është e papranueshme dhe e rrezikshme për një shtet anëtar të NATO-s. Është koha e përgjegjësisë, aty ku i takon realisht, duke filluar nga ministri Toshkovski e deri në fund.”, u shpreh zëdhënësja e LSDM-së Bogdanka Kuzeska. 
 
Caktohet seanca për interpelancë të Gashit, Mickoski: Nuk shohim arsye për interpelancë
 
Ndërkohë, më 3 shtator është caktuar seanca për interpelancë të kryetarit të kuvendit Afrim Gashi. Shumica parlamentare nuk do të mbështet një gjë të tillë, konfirmoi kryeministri. Mickoski, i cili lëvdëroi punën e Gashit në Kuvend tha se nuk sheh arsye që kryeparlamentari Afrim Gashi të hiqet nga pozita e tij.
 
“Nuk shohim arsye për interpelancë të spikerit Afrim Gashi, sepse mënyra se si ai sillet si kryetar i Kuvendit, si i udhëheq seancat dhe gjithçka çfarë ndodh atje, me të vërtetë paraqet sjellje krejtësisht ndryshe nga ajo që bënte para-ardhësi i tij. Koalicioni LSDM-BDI-E majta, kanë motivet e veta se përse parashtrojnë interpelanca të tilla.”, u shpreh kryeministri Hristijan Mickoski.
 
Përndryshe, kërkesën për interpelancë të kryetarit të Kuvendit e kanë dorëzuar gjashtë deputetët e së majtës, duke thënë se Gashi që nga fillimi i emërimit të tij ka punuar në mënyrë arbitrare, joprofesionale, të pamatur dhe joprofesionale.
 
ERSAN PAJAZITI