Maqedoni

Përplasjet ‘E Di’-‘Vlen’, Taravari: Dimitrievskit do ti duhen votat shqiptare

21.08.2024 14:22

Përpjekje për përfitimin e pikëve politike. Kështu i cilëson ministri i shëndetësisë Arben Taravari..

Përpjekje për përfitimin e pikëve politike. Kështu i cilëson ministri i shëndetësisë Arben Taravari deklaratën e liderit të Koalicionit ‘E Di’ Maksim Dimitrievski duke i bërë thirrje koalicionit VLEN të bëhet si BDI. Taravari thotë se dimitrievski është pjesë e qeverisë dhe duhet të ketë parasysh se vitin tjetër vijojnë zgjedhjet lokale dhe do të ketë nevojë për votat e shqiptarëve në Kumanovë.
 
“Mendoj se është shumë e ulët, ideja e atij është që të poentojë në këtë periudhë dhe është puna e tij. Mund të komentoje, për mua është pjesë e kësaj qeverie edhe Dimitrievski por mënyra se si mundohet të marrë më shumë përkrahje politike, më duket shumë e ulët, dhe jo e mirë edhe për atë sepse vitin e ardhshëm besoj se kandidon përsëri partia e tij në Kumanovë dhe do t’i duhen votat shqiptare.”, u shpreh ministri i shëndetësisë Arben Taravari.
 
Deklaratës së Taravarit i ka paraprirë edhe komunikata e koalicionit VLEN, në të cilën thuhet se teza e lëvzijes ‘E Di’ se partner të koalicionit kanë VMRO-në janë vetëm populizëm, pasi sipas tyre, Dimitrievski si kryetar i një mjedisi multietnik e di shumë mirë rëndësinë e mirëkuptimit dhe respektit të ndërsjellë, të cilin duhet vlerësuar edhe midis prtnerëve të kolaicionit duke mos ia bërë qejfin, pa vetëdije BDI-së.
 
Kuzeska: Distancimi i Dimitriveskit, tragjikomike
 
Përpjekjet e Lëvizjes ‘E Di’ dhe Maksim Dimitrievskit që të distancohen nga VLEN janë tragjikomike, thonë nga LSDM. 
 
“Fillimisht i ndëgjuam se si thonin se do të dalin nga qeveria që në skandalin e parë, ndërkaq tani i shohim se si me komoditet rrijnë ulur në karriget e tyre pas shumë skandaleve. Ata tani sërish po turpërohen duke bërë një debat me qëllim të uljes së dëmit. Kjo përfundimisht është ofendim për qytetarët dhe të gjithë ata që u’a dhanë besimin atyre. Dimitriveski premtoi se do të jetë kontrollues i punës së partive shqiptare dhe do të jetë faktor i stabilitetit, ndërkaq tani shohim se nuk është kurfarë faktori, plotësisht i margjinalizuar dhe për gjënë e vetme të interesuar janë disa funksione që i morrën nga Mickoski.”, u shpreh zëdhënësja e LSDM-së Bogdanka Kuzeska. 
 
Përplajset e ndërsjella të partnerëve në Qeveri, “VLEN” dhe ‘E Di” u shpeshtuan pas përdorimit të flamurit shqiptar në ambientet e Qeverisë nga zëvendëskryeministri dhe ministri i Mjedisit Izet Mejiti, si dhe për mënyra e përdorimit të mjetit balancues.
 
MERALE ISMAILI