Maqedoni

Johanes Han: kriza ka dimensionin politik dhe juridik

21.04.2015 18:09

Eurokomisari për zgjerim i BE-së, Johanes Han, ka deklaruar se pozita e Bashkimit Evropian për zgjidhjen e krizës politike në Maqedoni është e qartë...

Eurokomisari për zgjerim i BE-së, Johanes Han, ka deklaruar se  pozita e Bashkimit Evropian për zgjidhjen e krizës politike në Maqedoni është e qartë, duhet t'i shohim dy dimensione: dimensionin juridik dhe atë politik.

Pas takimit me kryeministrin e Maqedonisë, Nikolla Gruevskin, Han ka deklaruar: "Është e qartë për ne se qeverisja e së drejtës duhet të respektohet dhe se hetimi i plotë duhet të ndodhë. Nga ana tjetër, i bëj thirrje opozitës që të kthehet në parlament dhe që atje të ketë komision anketues, i cili do të merret me këtë çështje nga perspektiva politike. Por, kjo nuk do të thotë se aspekti penal i këtij rasti nuk duhet të ndiqet. Duhet t'i shohim dy dimensionet: atë juridik dhe politik"- është decid Han.

Ai, gjithashtu, tha se në Bruksel janë të vetëdijshëm për situatën në Maqedoni se konstatimet e sotme të Këshillit për Punë të Përgjithshme janë të qarta dhe se ekziston brengosje midis vendeve anëtare të BE-së për zhvillimin e ngjarjeve në vend.