Mickoski hedh poshtë akuzat për monitorim të opozitës
Nuk komentoj deklaratat e margjinalëve politikë...

Nuk komentoj deklaratat e margjinalëve politikë. Kështu u përgjigjet kryeministri Hristijan Mickoski akuzave të ish-ministrit nga radhët e BDI-së, Kreshnik Bekteshi, se qeveria u ka dhënë urdhër shërbimeve të sigurisë për të monitoruar opozitën.
Skenaret e errëta kanë përfunduar, ne jemi të interesuar për reforma dhe përparim të shtetit, thotë Mickoski.
“Moti ka përfunduar çrregullimi në vendin tonë, me formimin e qeverisë së re, politikanët të cilët kanë keqpërdorur institucionet kanë shkuar në histori, në pjesën e errët të historisë. Kjo qeveri e udhëhequr nga VMRO DPMNE ka për detyrë reformat, ta kthejë shpresën te qytetarët, nuk kemi ndërmend të merremi me skenare të errëta, ato skenare të errëta ia lem atyre që merreshin me sport, kanë luajtur futboll e basketboll në zyre, ata që kanë blerë qendra tregtare, ata që kanë ndërtuar mbretëri, që kanë vjedhur qytetarët, hapën fabrika me marihuanë, si dhe i dhanë pasaporta kriminelëve ndërkombëtarisht të njohur.” – deklaroi Kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski.
Mickoski është decid që sistemi i drejtësisë ka nevojë për reforma, por edhe shpërbërjen e Këshillit Gjyqësor dhe Prokurorial. Nuk duhet të lejojmë që besimi në gjyqësor të mbetet në nivel katastrofik.
Ne nuk duhet të lejojmë që mos të kemi shtet ligjor, do të bëjmë reforma për ta mposhtur këtë kërcënim të sigurisë me individë të partizuar dhe të kriminalizuar në gjyqësor, tha Mickoski.
Bekteshi, duke iu referuar informacioneve për plan për destabilizimin e shtetit, deklaroi se disa nga institucionet që lidhen me sigurinë e shtetit kanë marrë urdhër të ndjekin disa prej opozitarëve të Frontit Europian. Një informacion të tillë dyshohet se integristët e kanë marrë nga burimet e qeverisë. (Leunora Kaliqi, TVM2)
