PTHP: Procedurë hetimore për të dyshuarin e tretë në rastin “Mavrovasja”
Prokuroria Themelore Publike ka lëshuar urdhër...

Prokuroria Themelore Publike ka lëshuar urdhër për zbatimin e procedurës hetuese kundër të dyshuarit, i cili në parkingun e Qendrës Tregtare “Mavrovasja” dje vrau një person.
Siç informojnë nga PTHP Shkup, i dyshuari akuzohet për vepër penale vrasje, vrasje në tentim dhe përpunim të paautorizuar, mbajtje, ndërmjetësim dhe tregtim me armë dhe materie shpërthyese.
“Më 20 gusht, me një pistoletë të markës “GLOK” me kalibër 9 milimetra, që e ka poseduar pa leje, i dyshuari në hapësirën e parkingut në rrugën “Filip Vtori Makedonski” në Shkup, pas QT “Mavrovasja”, me paramendim dhe nga interesi i tij ka privuar nga jeta një person, pas së cilës nga gruaja e tij ka marrë një çantë me laptop dhe ka ikur me automjetin. Nga PTHP thonë se prokuroria publike te gjykatësi i procedurës paraprake nga Gjykata Themelore Penale Shkup ka dorëzuar propozim për përcaktimin e masës së paraburgimit për personin e dyshuar.”
