Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë kërkon rritje të pagës për punëtorët

21.08.2024 17:26

Lufta për të drejtat e punëtorëve...

Lufta për të drejtat e punëtorëve duhet patjetër të vazhdojë me intenzitet më të fuqishm, për shkak se punëdhënësit nuk e paguajnë aq sa duhet mundin e puntorit dhe punëdhënësit e sektorit privat mohojnë të drejtën themeleore për pushim, që të shfuqizohet e diela si ditë jo-pune, theksoi kryetari i Lidhjes së Sindikatave të Maqedonise, Sllobodan Trandafillov, me rastin e 78 vjetorit te themelimit të kësaj organizate.

Ai theksoi se shteti duhet t'ia kthejë në posedim LSM-së, Shtëpinë e Punëtorëve dhe se partnerë për negociata nuk mund të jenë organizatat e afaristëve për shkak se të njejtit janë mbrojtës të biznesit.

“Partneri ynë në negociata është Organizata e Konsumatorëve dhe nuk mund të jetë Oda Ekonomike, sepse ata janë fajtorë për eksodin 30-vjeçar të punëtorëve dhe angazhimin e punëtorëve nga Nepali, të cilët më pas ikin nga punëdhënësit e tyre. Ne nuk negociojmë me ta edhe për shkak se punëdhënësit privatë e dëmtojnë buxhetin e shtetit me 250 milionë euro në vit duke mos paguar kontribute për punëtorët ose duke i dhënë parat në zarf dhe në këtë mënyrë dëmtojnë të gjithë punëtorët dhe qytetarët. Gjithashtu është e papranueshme që Oda Ekonomike kërkon heqjen e të dielës si ditë jopune.” – tha Kryetari i Lidhjes së Sindikatava të Maqedonisë, Sllobodan Trendafillov.

Trendafilov theksoi se përpjekja e tyre për rritjen e pagave ka dhënë rezultate, por kjo nuk është e mjaftueshme, në krahasim me pagat e zyrtarëve që u rritën për 78%. Ai gjithashtu e kosideron çështje shumë të rëndësishme kthimin e Shtëpisë së Punëtorëve të LSM-së dhe punëtorëve, i cili u hoq me vendim të Gjykatës Supreme.

“Lufta për të drejtat e punëtorëve vazhdon sepse edhe pse kemi arritur shumë në favor të punëtorëve dhe pagat janë rritur nga 26 deri në 58 për qind, por kjo nuk mjafton dhe punëtorët nuk janë të kënaqur as me pagat, e as me të drejtat. Pagat e zyrtarëve u rritën për 78 për qind dhe as që bëhet fjalë për uljen e pagave të tyre, madje kemi deklarata nga zyrtarët, se do të japin dorëheqje nëse ulet kjo pagë e lartë. Gjithashtu këmbëngulim që shteti të na kthejë Shtëpinë e Punëtorëve. Konfiskimi i Shtëpisë së Punëtorëve është ndoshta i vetmi rast i tillë në botë”. – deklaroi Kryetari i Lidhjes së Sindikatava të Maqedonisë, Sllobodan Trendafillov.

Vlera e shportës minimale në muajin gusht është rritur për 629 denarë, në krahësim me muajin korrik, pra vlera totale ka arritur në 61.199 denarë në muaj për një familje katër antarëshe, prandaj nga LSM, thonë se pagat nuk janë të mjaftueshme dhe kërkojnë rritjen e pagave në sektorin privat, rritje e pushimit vjetor dhe vendosja e çmimeve jubilare dhe shpërblime të tjera për punëtorët. (Farije Dauti – Bakiu, TVM2)