Osmani, Kosova përfiton nga bashkëpunimi me SHBA-të
Presidentja, Vjosa Osmani, ka deklaruar se Kosova...

Presidentja, Vjosa Osmani, ka deklaruar se Kosova përfiton sa herë qe bashkëpunon me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Këto komente i bëri në një konferencë për media së bashku me ambasadorin amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier pas nënshkrimit të grantit në vlerë prej 34.5 milionë dollarësh me USAID-in.
“Siç e them çdo herë secila nisme dhe secili sukses që ka përmirësim të jetës së qytetarëve të Kosovës ka gjurmët e SHBA-së. Marrëveshja që sapo nënshkruam është edhe një rikonfirmim drejtë vizonit tonë për një të ardhme të mirë për të gjithë qytetarët tanë pa dallim. Do të mbështes projekt nga institucionet llogaridhënës qeverisës deri tek gjithëpërfshirja. SHBA mbete një partner i palëkundur në këtë drejtim. Kjo marrëveshje është një pasqyrim i qartë i fuqisë së bashkëpunimit të dy shteteve tona. Sa herë punojmë bashkë më SHBA-në, qytetarët tanë dhe shteti ynë përfiton”. – tha Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
Hovenier: SHBA-të të mbështesin popullin e Kosovës
Ambasadori amerikan Hovenier, ka thënë se ShBA mbetet e përkushtuar ta ndihmojë popullin e Kosovës, pavarësisht veprimeve “sfiduese” të qeverisë së saj.
“Shumë prej jush keni parë raportin në media për dallimet e tashmë ndërmjet ShBA-ve dhe anëtarëve të tjerë të bashkësisë ndërkombëtare me Qeverinë e Kosovës për disa veprime që janë të udhëhequra me qeverinë e kryeministrit Kurti. Po përballemi me disa sfida me qeverinë e tanishme të Kosovës të cilat kanë ndikuar në cilësinë e partneritetit tonë. Ashtu siç Zëvendësi i Departamentit të shtetit ka thënë më herët, Qeveria Amerikane shpreson se Qeveria e Kosovës do t’i kthehet angazhimit të ngushtë dhe konstruktiv me ShBA-në, BE-në, NATO-n dhe partnerët tjerë ndërkombëtarë të Kosovës”. – u shpreh Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier.
Hovenier poashtu tha se marrëveshjeje për të ofruar afro 35 milionë dollarë për popullin e Kosovës e thekson përkushtimin e Shteteve të Bashkuara ndaj popullit të Kosovës, por jo domosdo edhe për ndonjë qeveri të caktuar. (Gyltene Sinani, TVM2)
