Blinken përfundoi vizitën në Lindjen e Mesme, nuk ka përparim në negociatat për Gazën
Nuk ka përparim në negociatat e paqes në Gaza...

Nuk ka përparim në negociatat e paqes në Gaza. Si Izraeli ashtu edhe Hamasi kanë sinjalizuar se çështjet kryesore mbeten të pazgjidhura. Pas takimeve me ndërmjetësuesit Egjiptin dhe Katarin, Sekretari amerikan i Shtetit Blinken konfirmoi se Izraeli kishte rënë dakord për një marrëveshje armëpushimi që do të përfshinte një orar dhe vendndodhje për tërheqjen e forcave izraelite nga enklava.
“Mesazhi ynë është i thjeshtë, i qartë dhe urgjent. Duhet të arrijmë një marrëveshje për armëpushimin dhe kthimin e pengjeve. Koha është thelbësore. SHBA nuk pranon asnjë pushtim afatgjatë të Gazës nga Izraeli. Më konkretisht, marrëveshja është shumë e qartë për kohën dhe vendndodhjet e tërheqjes së Forcave Mbrojtëse të Izraelit nga Gaza, dhe Izraeli ka rënë dakord për të.” – deklaroi Sekretari Shtetëror i SHBA-ve, Entoni Blinken.
Grupi militant Hamas e quajti propozimin e fundit një kthesë dhe fajëson kryeministrin izraelit Netanyahu për vendosjen e kushteve të reja për lirimin e të burgosurve palestinezë.
Ndërkohë, forcat izraelite njoftuan se kishin gjetur trupat e gjashtë pengjeve të tjerë të mbajtur nga Hamasi.
Kjo ka nxitur qytetarët në Tel Aviv që të protestojnë jashtë Ministrisë së Mbrojtjes, ku kërkuan një armëpushim të menjëhershëm. (Belinda Koka – Ademi, TVM2)
