Ukrainë, Pentagoni shqyrton qëllimet e Kievit në Kursk

21.08.2024 19:55

Komandandti kryesor i Armatës ukrainase Sirski...

Komandandti kryesor i Armatës ukrainase Sirski, paralajmëroi se forcat e Kievit po avancojnë në rajonin Kursk, derisa Moska ka shpërngulur një pjesë të ushtarëve të saj nga drejtime tjera me qëllim të përforcimit të pozicioneve në rajonin jugor. Rusia ka formuar tre grupe te reja ushtarake për sigurimin më të madh të rajoneve që kufizohen me Ukrainën. SHBA po përpiqet të krijojë një pamje të qartë të synimeve afatgjata të Ukrainës në rajonin e Kurskut.

“Ne kemi parë indikacione se Rusia po lëviz një forcë të vogël në Kursk në përpjekje për t'iu përgjigjur. Rusia me të vërtetë u përpoq të përgjigjej. Dhe ne shohim përparim të Ukrainës në këtë drejtim” – tha Zëdhënësi i Pentagonit, Pet Rajder.

Parapraksiht, presidenti Zelenski njoftoi se qëllimi është krijimi i një zone tampon. Sulmi ndaj Kursk më 6 gusht është invazioni më i madh i Rusisë që nga Lufta e Dytë Botërore. (Belinda Koka – Ademi, TVM2)