SHBA, konfirmohet kandidatura e Kamala Harris

21.08.2024 20:28

Demokratët amerikanë kanë konfirmuar...

Demokratët amerikanë kanë konfirmuar zyrtarisht se Kamala Harris është kandidatja e tyre për zgjedhjet presidenciale të 5 nëntorit. Harris u premtoi amerikanëve ardhmëri me shumë mundësi, optimizëm dhe liri.

“Tani është përgjegjësi e jona të luftojmë për Amerikën në të cilën besojmë, dhe mos bëni gabim ajo do të jetë luftë. Kjo prap se prap do të jetë një garë e ngushtë, në një vend të ndarë ngusht” – tha ish Presidenti i SHBA-ve, Barak Obama.

“Ju faleminderit të gjithëve, atje dhe këtu të cilët besuan në atë që mund ta bëjmë së bashku. Jemi të nderuar që jemi të nominuarit tuaj. Së bashku do të hapërojmë drejt një rruge të re përpara.” - u shpreh Kandidatja për Presidente e SHBA-ve, Kamala Harris.

Delegacionet nga të gjitha shtetet dhe territoret amerikane hodhën votat e tyre për Harris gjatë Konventës Kombëtare të partisë mbrëmë në Çikago. (Belinda Koka – Ademi, TVM2)