Maqedoni

Parashikimi i motit

22.08.2024 09:50

Ditën e enjte vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajrore relativisht të qendrueshme....

Moti parashikohet të jetë me kthjellime dhe vranësira të cilat do të vijnë në zhvillim në orët e mesditës. Në orët e pasdites do të ketë dukuri të izoluar të jostabilitetit me reshje të shkurtra shiu.
 
Temperaturat minimale do të jenë në intervalin prej 12 deri në 19°C, ndërsa maksimalet do të arrijnë nga 29 deri në 36°C. Indeksi UV do të jetë 7.
 
Në Shkup do të mbizotërojë mot me diell me vranësira mesatare dhe me erë të dobët deri mesatare veriore. Pasdite do të ketë kushte për reshje të shpejta të rrëmbyeshme dhe shtrëngata të rralla. Temperaturat minimale do të zbresin deri në 17°C, ndërsa ato maksimale do të arrijnë deri në 34°C.