Botë
Konflikti Ruso-Ukrainas, luftimet e intensifikuara në Pokrovsk
22.08.2024 14:41
Luftime të intensifikuara mes forcave ruse dhe ukrainase gjatë 24 orëve të fundit....

Luftime të intensifikuara mes forcave ruse dhe ukrainase gjatë 24 orëve të fundit. Trupat ruse kanë pushtuar tre vendbanime në Donbas, ndersa po përparojnë në drejtim të Nikolaevka. Nga ana tjetër, ukrainasit shënjestruan një magazinë ruse të municionit dhe karburantit në Detin e Zi. Betejë e ashpër në vijën e frontit në Pokrovsk. Moska pretendon se ka marrë një lagje tjetër në qytet, ndërsa Kievi forcon pozitat e saj.
“Ne do të qëndrojmë këtu dhe do të vrasim ushtarët rusë deri në një, nuk do t'i lejojmë të hyjnë në Pokrovsk.”, u shpreh një komandant ukrainas.
“Presioni rus në rajonin e Donetskut është shqetësues, por do të jetë turp nëse duhet ta dorëzojmë plotësisht, me kusht. Kjo është arsyeja pse ne luftojmë. Jo më kot djemtë po vdesin për të.”, u shpreh një ushtar ukrainas.
Zelensky thotë se planet ruse janë të qarta për të dhe u bëri thirrje aleatëve që të përmbushin detyrimet e tyre.
“Pozicionet tona në front janë kryesisht të përqendruara në drejtim të Pokrovsk-ut. Planet e armikut janë të qarta për ne. Ne kontrolluam municionin. Është shumë e rëndësishme që partnerët tanë të përmbushin detyrimet e tyre, nga të gjitha kontratat tona. Është baza për të mbrojtur veten. Në Kursk, operacioni vazhdon.”, tha presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky.
Rusia pretendon se një tjetër përpjekje e ukrainasve për të thyer kufirin në rajonin perëndimor të Bryansk, rreth 240 kilometra nga vendi i inkursionit në Kurskun fqinj, ka dështuar. Një aeroport ushtarak u sulmua në Volgograd. Ndërsa luftimet në tokën ruse po intensifikohen, Kremlini ka forcuar qëndrimin e tij se nuk do të ketë negociata paqeje.
“Kush do të negociojë me ta pas kësaj, pas krimeve dhe terrorit që po bëjnë mbi popullatën civile? Kjo tentativë për të sulmuar territorin tonë, do të theksoj edhe një herë, anulon çdo mundësi për çdo negociatë me juntën banditëse.”, tha zëdhënësja e MPJ të Rusisë, Maria Zakharova.
Gjermania mohon se ka ditur për inkursionin ukrainas në territorin rus. Kancelarja Scholz tha se Berlini po monitoron nga afër situatën rreth Kurskut dhe pret që operacioni ushtarak të jetë i kufizuar si në kohë ashtu edhe në territor.
BELINDA KOKA ADEMI
