Maqedoni

Për arratisjen e Blerim Ramadanit, LSDM dhe VMRO-DPMNE, akuzojnë njëra-tjetrën

22.08.2024 15:05

Vazhdojnë akuzat mes VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së, për mbështetje gjatë arratisjes të ish pjestarit të UÇK-së...

Vazhdojnë akuzat mes VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së, për mbështetje gjatë arratisjes të ish pjestarit të UÇK-së, Blerim Ramadani. Sipas LSDM-së, Ramadani gjatë kohës që ka qenë në arrest shtëpiak, e ka lëshuar vendin dy herë me veturë zyrtare dhe në vendkalimet kufitare nuk janë kryer kontrolle, - thonë nga LSDM, duke akuzuar për këtë Ministrin e Punëve të Brendëshme, Pançe Toshkovski, kuadër i VMRO-DPMNE-së.
 
“A është e vërtetë se më 10 gusht, në kohën kur Ramdani ishte arrest shtëpiak, i njejti në fakt ishte në Kosovë? A është e vërtët se atë ditë rreth orës 18:40 Ramadani, me veturë zyrtare, pa u ndaluar në vendkalimin kufitarë është derguar në Kosovë dhe në orët e vona është rikthyer në arrest shtëpiak në Maqedoni.? Më tej pyesim, a është e vërtetë që më 14 gusht, saktësisht në ditët kur është arratisur Ramadani, e ka lëshuar shtetin në të njejtën mënyrë me veturë zyrtare të institucionit shtetëror, drejtuar nga një person që punon në institucione dhe përsëri është lëshuar në vandkalimin kufitar pa asnjëlloj kontrolle. Pyesim Toshkovskinin, a është e mundur që personi i kërkuar me urdhër-arrest ndërkombëtar, të shetisë nëpër kufinjët e shteteve dy herë, që në fakt duhej të ishte nën mbikqyrjen e MPB-së?”, tha Mitko Trajçuleski nga LSDM.
 
Ndërkohë nga VMRO-DPMNE, akuzojnë gjykatat se janë nën kthetrat e BDI-së dhe LSDM-së dhe se zbatojnë urdhërat e tyre, konkretisht gjykatësin Pajazit Pajaziti, të cilin e konsiderojnë përgjegjës kryesor për arratisjen e Ramadanit.
 
“Vetë fakti që LSDM, akuzat e famshme  i prezenton në formë të pyetjeve, tregon se ata janë të vetëdijshëm se gënjejnë dhe peshkojnë në errësirë. Është e trishtueshme të shohës se si LSDM-ja, përpiqet nën panikë ta mbrojë Pajazit Pajazitin, i cili është fajtori i vetëm që Blerim Ramadani, tani është i lirë. Të kishe shqiptuar Pajazit Pajaziti, paraburgim për Ramadanin, tani i njejti do të ishte në burgun e Shutkës.”, tha Brane Petrushevski nga VMRO-DPMNE.
 
Sipas Petrushevskit, LSDM-ja dëshiron të krijojë kaos në shtet, jo vetëm me arratisjen e Ramadanit, por edhe me dy të arratisurit e tjerë nga burgu i Idrizovës dhe Shutkës, të cilët akuzohen për vrasjen në Q.T “Mavrovasja”. Sipas VMRO-DPMNE-së, “dy të arratisurit nga burgu janë liruar në kohën e LSDM-së pak ditë përpara se të lëshojnë institucionet, me qëllim që të burgosurit të kryejnë vrasjen dhe të përhapinë panik në popullatë.”, thonë nga VMRO.
 
FARIJE DAUTI BAKIU