Maqedoni
Koalicioni qeverisës, Mickoski: Funksionojmë në mënyrë të përkryer
22.08.2024 15:28
Koalicioni qeveriës po funksionon në mënyrë të përkryer në një ambient korrekt...

Koalicioni qeveriës po funksionon në mënyrë të përkryer në një ambient korrekt ku të gjithë pjesëmarrësit janë të angazhuar që të kontribuojnë për të mirën e shtetit dhe qytetarëve, ka deklaruar kryeministri Hristijan Mickoski. Sipas kreut të qeverisë është e logjikshme të ketë mendime ndryshe, por me rëndësi është të ketë zgjidhje.
“Koalicioni qeverisës po funksionon në mënyrë të përkryer. Ambienti brenda me të vërtetë është konstruktiv. Është logjike që ju edhe në shtëpi të keni qëndrime të ndryshme për disa çështje, por gjithmonë gjindet zgjidhje. Me rëndësi për tu theksuar është se kjo qeveri ka mbështetjen e më shumë se dy të tretave të deputetëve në parlament dhe kjo është ajo që mua më bën krenar dhe më inspiron që të vazhdojmë edhe më tutje që të ndërtojmë për qytetarët dhe Maqedonia sërish të jetë e ytja. Kjo ka rëndësi dhe qytetarët këtë e presin nga ne.”, u shpreh kryeministëri Hristijan Mickoski.
LSDM: S’ka probleme kur duhet të fshihen aferat
Deklaratën e Mickoskit, nga LSDM e kanë quajtur si të pabesueshme, pasi sipas tyre me këtë ai konfirmon se të gjitha aferat e përbashkëta të partnerëve të koalicionit VMRO - DPMNE dhe VLEN nuk kontribuojnë në prishjen e marrëdhënieve dhe do t'i mbrojë ata që shkelin ligjin.
“Aq ishte nga premtimet e tij të zëshme për përgjegjësi politike, tani ata do të mbrojnë njëri-tjetrin në mënyrë të përsosur në shkeljen e ligjeve dhe fshehjen e skandaleve. Mickoski në vend që të jetë korrigjues i politikave dhe sjelljeve të këqija të zyrtarëve në koalicionin e tij, ai u pozicionua si mbrojtës dhe promotor i politikanëve të tillë.”, thonë nga LSDM.
Dyshimet për trazira brenda qeverisë i hodhi lideri i lëvizjes ‘E Di’ Maksim Dimitriveski i cili në një deklaratë të tijën tha se koalicioni VLEN të mos bëhet sikurse BDI. Ditë më parë reaguan edhe nga VLEN, duke e ftuar liderin e lëvizjes ‘E Di’ Maksim Dimitriveski që të kontribojë në bashkëpunim ndërqeveritar dhe mos t’ia bëj qejfin BDI-së, duke e rikujtuar në zgjedhjet lokale dhe votat e shqiptarëve në Kumanovë për të cilat do të ketë nevojë.
MERALE ISMAILI
