Maqedoni
Qyteti i Shkupit, përpjekje për debllokimin e Këshillit Komunal
22.08.2024 15:51
Kanë vazhduar përpjekjet për gjetjen e një zgjidhje të pranueshëm për debllokimin e punës së Këshillit të Qytetit të Shkupit...

Kanë vazhduar përpjekjet për gjetjen e një zgjidhje të pranueshëm për debllokimin e punës së Këshillit të Qytetit të Shkupit, me këtë edhe të vet kryeqendrës së vendit. Kjo përpjekje siduket ka dhënë edhe sinjalet e para se problem në punën e bllokuar të Këhsillit Komunat mund të debllokohet. Nga këto përpjekje varet edhe fati i shumë ndërmarrjeve publike. Kryetarja e Qytetit të Shkupit Danella Arsovska ka ftuar kordinatorët e grupeve të Këshilltarëve, për ti diskutuar projektet të cilat ajo do ti ofronë, dhe për të cilën kërkoi edhe mbështetjen e Këshilltarëve Komunal nga të gjitha partitë politike.
I pari që ju bëri ftesë këshilltarëve të partisë së tijë ishte pikërishtë lideri I VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickovski, i cili kërkoi nga këshilltarët e partisë së tij që ti votojnë këto projekte të Arsovskës.
“Ndëgjuam se ka thekësuar se nuk i janë votuar projektet, dhe se po e frenojnë atë. Ja unë nga këto si Kryetar i VMRO-DPMNE-së, po i porosis këshilltarët e Qytetit të Shkupit që vijnë nga radhët e VMRO-DPMNE-së që në seancën e radhës ti votojnë këto projekte nëse është qështja tek projektet e Arsovskës, por mendoj se nuk qëndron problem këtu. Mendoj se me datë 29 kanë seancë, dhe kërkoj që në këtë seancë të votohet këto projekte.”, u shpreh kryeministëri Hristijan Mickoski.
Pas seancës edhe Këshilltarët e VMRO-DPMNE-së dhe të LSDM-së u ndanë optimist se mund të votohen këto projekte në seancën e radhës të 29 gushtit.
“I kemi dhënë kurajo edhe grupeve tjera të këshilltarëve, e në veqanti ato të VMRO-DPMNE-së, e të cilët përbëjnë shumicën absolute që ti votojnë këto projekte të cilat janë në të mirën e qytetarëve.”, tha Gordan Shutarov, këshilltar i Qytetit të Shkupit nga LSDM.
Edhe Kordinatori i Grupit të Këshilltarëve të VMRO-DPMNE-së Martin Stojanovski thekësoi se do ti votojnë këto projekte.
“Ne si grup i këshilltarëve ja para juve premtojmë se do ti votojmë këto projekte në seancën e radhës, të cilat do të propozohen nga ana e Kryetares Arsovska.”, tha Martin Stokanovski, këshilltarë i Qytetit të Shkupit nga VMRO-DPMNE.
Në seancë kanë marrë pjesë edhe Drejtorët e Ndërmarrjeve të cilët janë ankuar se nuk kanë paisje për punë, ndërsa në nja afat më të shkurtë nuk mund të sigurohen aotubus të rinjë, ndërsa autobusët e vjetër janë jo-fuksional.
Për ndodhit e fundit në Qytetin e Shkupit është shprehur edhe Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Vesna Janevska, e cila ka thekësuar se dikasteri i sajë të cilën ajo e udhëheq nuk ka kurfarë borxhe ndaj Qytetit të Shkupit respektivishtë ndaj Ndërmarrjes së Transportit, sepse nuk ka një marrëveshje të firmosur. Nëse duhet ajo tha se do të përballen edhe në Gjykatë. Ndërsa Arsovska vazhdon ti kërkonë mjetet që nxënësit i kanë shfrytëzuar shërbimet e JSP-së, që këto mjete ti paguan Qeveria, por ndoshta edhe Ministria përkatëse.
FITIM KRYEZIU
