Botë

Vrasja te “Mavrovasja”, PP: Të dyshuarit janë të arratisur nga burgu

22.08.2024 16:16

I dyshuari për vrasjen e 59 vjeçarit në Mavrovasja dhe personi i cili vet është paraqitur në stacvionin policor Prolet...

I dyshuari për vrasjen e 59 vjeçarit në Mavrovasja dhe personi i cili vet është paraqitur në stacvionin policor Prolet janë persona të ikur nga burgu. 39 vjeçari të cilin Prokuroria Publike e ngarkoi për vrasje dhe tentim për vrasje ka qenë i dënuar me 14 vite e 10 muaj burgim për vjedhje të rëndë dhe posedim të armës pa leje. Ai ka qenë i lëshuar për fundjavë më 13 prill, dhe që atëherë nuk është kthyer në burg. MPB kundër tij ka lëshuar fletarrest ndërkombëtar, konfrimojnë për TVM, Drejtoria prë shqiptim të dënimeve. Përderisa personi i dytë ka ikur nga burgu më 22 korrik. 
 
Menjëherë pas vrasjes policia ka kryer bastisje në katër lokacione nga ku kanë arrestuar personin e parë. Prokuroria Publike Themelore thekson se është njoftuar nga Ministria e Punëve të Brendshme që është arrestuar një person për të cilin ekziston dyshim se ka qenë i involvuar në vrasjen te Q. T “Mavrovasja”. Në rrjedhë është ekspertiza me çka vërtetohet involvimi i tij në këtë rast. 
 
“Duke qenë se i paraburgosuri është person i dënuar për vepër tjetër dhe me urdhër të lëshuar ishte në arrati nga Burgu i Shkupit dhe pas konsultimit me prokurorin publik, sot me masa maksimale të sigurisë është kthyer në burg.”, njoftojnë nga Prokuroria Themelore Publike. 
 
Për vrasjen tek Mavrovasja Prokuroria Publike ka hapur hetim për 39 vjeçarin E.K të cilin e ka akt për veprat penale - vrasje, tentim vrasje dhe armëmbajtje pa leje, dhe i cili me propozim të prokurorit publik, i cili ndiqet për veprat penale - vrasje, tentim vrasje dhe armëmbajtje pa leje. Të dyshuarit i është shqiptuar 30 ditë paraburgim. 
 
ERSAN PAJAZITI