Maqedoni

Janevska: Nuk do të ketë rritje pagash për arsimtarët

22.08.2024 16:44

Këtë vit nuk do të ketë rritje të pagave për mësimdhënësit, ka bërë të ditur misnitreja e arsimit Vesna Janevska...

Këtë vit nuk do të ketë rritje të pagave për mësimdhënësit, ka bërë të ditur misnitreja e arsimit Vesna Janevska, e cila fajtore për këtë e bën qeverinë e kaluar, e cila tha se i la buxhet të zbrazët.
Edhe unë dhe kryeministri jemi mësimdhënës tha Janeva dhe tha se dinë mire problemet dhe sfidat me të cilat përballen mësimdhënësit. 
 
“Besoj që ata e dinë dhe janë thellë të bindur se nëse dikush do që ata të kenë standard më të mirë, jam unë si ministre dhe qeveria jonë. Megjithatë nuk dua që paga t’u rritet për 3%, dua për 30% të rriten, që nesër, nëse do të ishte e mundur. Unë i lus mësimdhënësit, ashtu siç i përjetoj unë, në këtë moment të veprojnë me atë pasion kur janë regjistruar në fakultet, kur e deshën atë profesion, ta çojmë këtë vit me atë vullnet dhe dëshirë të tyre. Të kontribuojnë për dijen e nxënësve, të kontribuojnë për përparimin e shtetit, ajo që ju takon, e dimë edhe unë edhe kryeministri, gjithsesi se do ta marrin në atë moment që shteti do të mund ta bëjë këtë.”, tha ministreja Janevska. 
 
Rritje pagash nuk do të ketë as për funksionarët ka bërë të ditru kryemisnitri Mickoski.