Botë

UNHCR: Mbi 800 migrantë janë mbytur në Mesdhe

21.04.2015 19:12

Agjencia për refugjatët e OKB-së, ka thënë se mbi 800 persona janë mbytur kur anija e mbushur me migrantë...

Agjencia për refugjatët e OKB-së, ka thënë se mbi 800 persona janë mbytur kur anija e mbushur me migrantë që donin të arrinin në Evropë është përmbysur në bregdetin e Libisë, gjatë fundjavës.
 
Komisioneri i Lartë për Refugjatë i OKB-së, ka thënë sot se duke u mbështetur në dëshmitë e 28 të mbijetuarve është arritur në këtë përfundim. 
 
Ndërkohë autoritetet italiane e kanë arrestuar kapitetin dhe një pjesëtar të ekipit të anijes, nënshtetas sirian me dyshimin për trafikim të njerëzve./evropaelire