Maqedoni

Parashikimi i motit

23.08.2024 11:24

Ditën e enjte vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajrore relativisht të qendrueshme...

Moti parashikohet të jetë me kthjellime dhe vranësira të cilat do të vijnë në zhvillim në orët e mesditës. Përgjatë relieveve malore në verilindje të vendit vranësirat do të pasohen nga reshje lokale shiu. Era parashikohet të jetë nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare deri në 8m/sek.
 
Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 12 deri në 21°C, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 31 deri në 38°C.
 
Në Shkup moti do të jetë me diell dhe i ngrohtë me erë të dobët veriore. Temperatura minimale do të zbresë deri në 19°C, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 36°C.
 
Ditën e shtunë do të mbajë mot me diell dhe i ngrohtë me vranësira të ulëta deri mesatare. Nga e diela pasdite do të ketë dukuri lokale të reshjeve të rrëmbyeshme me bubullima, kurse nga e mërkura do të ketë kushte më të paqëndrueshme.