Botë
Aksident i rëndë mes dy makinash, ndërron jetë 7-vjeçarja, 5 të plagosur
23.08.2024 13:03
Një vajzë 7-vjeçare humbi jetën dhe 5 persona të tjerë u plagosën në një aksident rrugor...

Një vajzë 7-vjeçare humbi jetën dhe 5 persona të tjerë u plagosën në një aksident rrugor mes dy makinash në zonën e Salerno në Itali.
Mediat vendase raportojnë se mes të plagosurve janë prindërit dhe vëllai i viktimës dhe çifti që udhëtonin në makinën tjetër.
Ata u transportuan të gjithë në spital ku vajza e vogël nuk u bëri dot ballë plagëve dhe ndërroi jetë.
