Botë
Përmbytje apokaliptike në Bangladesh, dhjetëra viktima dhe të zhvendosur
23.08.2024 14:22
Të paktën 13 persona kanë humbur jetën dhe shumë të tjerë janë shpallur të humbur...

Të paktën 13 persona kanë humbur jetën dhe shumë të tjerë janë shpallur të humbur si pasojë e përmbytjeve apokaliptike që kanë goditur Bangladeshin.
A2 CNN raporton se të paktën 4.5 milionë persona janë prekur nga vërshimet e ujit, teksa dëmet janë kolosale.
Ministria për Përballimin e Emergjencave bën me dije se situata është tepër e vështirë në 11 nga 64 distriktet që ka vendi.
Kjo fatkeqësi natyrore e goditi Bangladeshin disa javë pas protestave të dhunshme kundër qeverisë ku humbën jetën 500 persona.
