Maqedoni

Shujta studentore, planifikohet rritje e të hollave për studentët

23.08.2024 14:41

Studentët do të kenë më shumë para në konto të shujtës studentore....

Studentët do të kenë më shumë para në konto të shujtës studentore. Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, bëri të ditur se është planifikuar rritje e të hollave për shujtën e studentëve, por për momentin nuk mund të thotë se sa do të rritet, sepse siç theksoi ajo çdo gjë varet nga fondet buxhetore që do të jenë në dispozicion.
 
“Studentët nuk duhet të kenë asnjë dyshim që Ministria do të jetë bashkëpunëtorja, partneri dhe mbështetësi i tyre i vazhdueshëm, në fakt do të jetë mbështetësi i tyre më i madh, ndaj ja ku po u dërgoj një mesazh që po mendojmë për rritjen e shujtës së nxënësve.”, u shpreh ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska.
 
Janevska për rritjen e pagave në arsim: Jemi të hapur ppër dialog me Sashkun 
 
Janevska më tej shtoi se dialogu me Sashkun për rritjen e pagave do të vazhdojë, por sipas saj deri në këto momente nuk ekziston  mundësi për rritjen e pagave në arsim. 
 
“Ne jemi të hapur për bisedë dhe dialog. E them edhe një herë, ne duhet ta perceptojmë realisht mundësitë, e përsëris, të gjithë e dini se çfarë vendi të shkatërruar kemi trashëguar, jo vetëm në arsim. Nëse gjejmë një zgjidhje që nuk varet vetëm nga ministri i Arsimit dhe dëshirat tona, nëse hapet një mundësi, do të  merret parasysh. Por në këtë moment nuk e shoh këtë mundësi.”, tha Janevska.
 
Në pyetjen nëse MASh do t'ia paguajë borxhin NTP –së  për transportin falas të studentëve në shumë prej tetë milionë euro, Janevska tha se nuk ka bazë ligjore mbi të cilën Ministria do të paguante faturat për transportin falas të studentëve. Sipas Janveskës për këtë çëehtje duhet të vendos Gjykata dhe MASh do të veprojë duke u bazuar në vendimin e Gjykatës. Ajo ritheksoi se për vitin e ardhshëm Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Qeveria kanë planifikuar mjete për transport falas të studentëve.
 
FLUTRA LATIFI