Maqedoni
ASh e Taravarit dorëzoi padi penale kundër Petar Bogoevskit
23.08.2024 14:58
Koalicioni VLEN sot ka dorëzuar kallëzim deri tek Prokuroria Penal ndaj personit Petar Bogojeskit...

Koalicioni VLEN sot ka dorëzuar kallëzim deri tek Prokuroria Penal ndaj personit Petar Bogojeskit, për siç thonë, nxitje të urrejtjes ndëretnike. Abidin Abduli nga Koalicioni VLEN para dorëzimit të kallëzimit, kërkoi nga organet e drejtësisë që rasti për personin në fjalë të hetohet, dhe të merren për bazë të gjitha njoftimet e këtij të fundit në rrjetet sociale në të cilat dyshohet se ka përdorur gjuhën e urrejtjes.
“Dorëzuam kallëzim penal ndaj personit Petar Bogojeskit, për gjuhën e tij të urrejtjes që e shpreh vazhdimisht në rrjetin social Facebook. Me këto veprime ai ka bërë shkelje të ligjit, edhe atë të dënueshme në bazë të kodit penal nenit 319 dhe 394. Shpresojmë që në të ardhmen Prokuroria Publike këto vepra do t’i procesojë vetë në bazë të detyrës zyrtare, pasi janë të dëmshme për bashkëjetesën në RMV.”, u shpreh avokati Abidin Abduli.
“Mendoj se kohërat e vjetra kurr ngiteshte rrejtingu i një personi ose një partie me një fyrje te qytetarët e etnis tjetër ka kaluar, dhe ne mendojmë se qytetarët sot kanë shumë nevojë ta ngrisin standardin, ta ngrisin ekonominë. Ne po shohim se po na zbrezet shteti dhe nuk është kjo mënyrë se do të na sjellë rezultat si politikan.”, u shpreh Bujare Abazi nga ASH.
Bogoevski edhe sot para Prokurorisë ju drejtua popullit siç tha ai të shkelur maqedonas, ndaj torturës të cilën po e bëjnë “shqiptarët shovenist”, ndaj siç tha ai etnive tjera.
“Nuk është hera e parë që ju drejtohem si “Shiptari”, e që nuk është ofenduese. Të nderuar populli maqedonas, po e ngrejmë zërin në emrin e të gjitha maqedonasve të shkelur, dhe maqedonasve të sinqertë, kundër dhunës të cilën mbi ne po e kryejnë “shovenistët shqiptarë”, pa dallim cilës parti i takojnë. Të gjitha pakicat etnike janë të torturuara në vendbanimet ku jetojnë shqiptarët, dhe jemi bërrë shërbëtor në vendin tonë. Në Maqedoni në kundërshtim me ligjin po përdoret gjuha shqipe, dhe flamuri i shqipërisë.”, tha Petar Bogoevski nga Koncepti Maqedonas.
Bogoevski ka dërguar deri tek prokuroria dëshmi për procesimin e shumë lëndëve të cilat kanë të bëjnë me veprat penale të shqiptarëve.
FITIM KRYEZIU
