Maqedoni

MASh: Mungojë arsimtra të lëndëeve ekzakte, për lëndët ekzakte janë parashkiuar bursa

23.08.2024 15:55

Për shkak të mungesës së mësimdhënësve në lëndët matematikë, kimi, biologji, histori...

Për shkak të mungesës së mësimdhënësve në lëndët matematikë, kimi, biologji, histori, shteti do të sigurojë bursa për studentët që do të regjistrohen në këto fakultete dhe do t'i përdorë të gjitha mekanizmat për të tërhequr këtë staf për të punuar në shkolla. 
 
Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, potencoi se "problemi është kompleks, në disa komuna ka tepricë të mësimdhënësve, e në disa ka mungesë, për faktin se në vend mbretëron “murtaja e bardhë”. Për shkak të emigrimit të të rinjve nga vendi".
 
E pyetur edhe për revizionin e punës së universiteteve në vend, Janevska u përgjigj se revizioni ka filluar në disa universitete. Sipas saj, në Ministrinë e Arsimit janë formuar komisione të cilat gjithashtu do të paraqiten për të kontrolluar disa kushte dhe më në fund këtë vit pas ribalancimit arritëm të ndajmë mjete për të bërë disa evaluime në disa universitete, sepse më parë nuk kishte fonde për gjëras të tilla Procesi vazhdon edhe më tej, potencoi Janevska.