Konferencë "Mundësi për të rinjtë në kohën e ndryshimeve klimatike dhe tranzicionit energjetik"
Konferencë rinore në temë "Mundësi për të rinjtë në kohën e ndryshimeve klimatike dhe tranzicionit energjetik" do të mbahet në Shkup në organizim të Fondacionit "Konrad Adenauer" në Maqedoni në bashkëpunim me partnerët, Organizatën ekologjike rinore Gou Grin dhe Ambasadën e Francës në Shkup, me mbështetje nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor...

Në konferencë do të promovohet publikimi në të njëjtën temë, i cili është inspiruar nga dokumenti për ekonomi të gjelbër i publikuar nga Komisioni Evropian.
Dokumenti e përfshin nevojën prej 3 milionë vende pune të cilat duhet të hapen në sektorin e burimeve të ripërtërishme të energjisë deri në vitin 2020. Publikimi jep pasqyrim për atë si transformimi energjetik nga derivatet fosile deri te energjia e ripërtërishme krijon nevojë për gjeneratat e reja të kuadrove profesionale të të rinjve të cilët me sukses do ta shpejtojnë procesin.
"Përmes konferencës rinore, stimulojmë edukim, përvojë praktike dhe punësim te të rinjtë gjatë ndryshimeve klimatike dhe tranzicionit energjetik", theksojnë organizatorët.
Qëllimi i konferencës është që të zhvillohet vetëdija te të rinjtë për gjendjen energjetike të vendeve nga Ballkani Perëndimor dhe të kuptohet pozita e të rinjve dhe nevojave të tyre për punësim. Përmes punëtorive të cilat do të organizohen, të rinjve u mundësohet të zhvillohen aftësi për rritjen e punësimit dhe identifikojnë mënyra për shfrytëzimin e potencialit të tranzicionit energjetik në mundësi për punësim.
Në konferencën në të cilën do të flasin përfaqësues të Ministrisë së Mjedisit Jetësor të Gou Grin, do të mbajë fjalim edhe ambasadorja e Francës në Maqedoni, Lorens Oer.
