Maqedoni

Vrasja te QT “Mavrovasja”, Mickoski: Vrasësit janë arratisur në kohën e LSDM-së

23.08.2024 16:16

Të arrestuarit për vrasjen e Vasil Eftimov tek qendra tregtare Mavrovasja, janë persona që gjatë qeverisjes së LSDM-së...

Të arrestuarit për vrasjen e Vasil Eftimov tek qendra tregtare Mavrovasja, janë persona që gjatë qeverisjes së LSDM–së janë arratisur nga burgu. Me akuza të tilla kryeministri Hristijan Mickoski i është kundërpërgjigjur pretendimeve të opozitës se kriminel dhe vrasës po shetiten lirshëm nëpër rrugë. Sipas Mickoskit kriminaliteti do të bëhet profesion i padobishëm. Ai tha se shteti është në vëzhgim edhe të disa grupeve kriminale.  
 
“Nuk janë vetëm ata, ne po vëzhgojmë disa grupe këtu në Shkup dhe në disa qytete të tjera në shtet. Këtu identifikuam tre grupe, të cilët për fat të keq kanë logjistikën e tyre në disa burgje, e të cilët merren me zhvatje, terrorizëm, forma të rënda të krimit dhe pres që shumë shpejtë krimi edhe pë rata të bëhet profesion i padobishëm.”, tha kryeministri Hristijan Mickoski.
 
Arratisja e Ramadanit, partitë ftojnë ndërhyrjen e prokurorisë
 
Mickoski ftoi prokurorinë që të merret edhe me pretendimet e LSDM-së se në arratisjen e Blerim Ramadanit në Kosovë janë angazhuar shefi për kufirin verior të vendit Naim Ramuka dhe një i punësuar në komunën e Çairit. Mickoski beson se pretendimet e tilla janë gënjeshtër, pasi u shpalosën nga deputeti I LSDM-së Mitko Trajçuleski.
 
“Në mbrëmjen e 10 gushtit, në të njëjtën mënyrë, pa kontroll, Ramuka dhe Ramadani kalojnë kufirin për në Maqedoni dhe Ramadani kthehet në banesën ku është dashur të jetë në arrest shtëpiak. Më 14 gusht, katër ditë më vonë, pra në ditën kur Ramadani largohet zyrtarisht nga vendi, përtej kufirit e dërgon një person tjetër.”, tha Mitko Trajçuleski, deputet i LSDM-së.
 
Edhe nga BDI me kërkesë drejtuar prokurorisë që të marrin në pyetje  Mexhitin dhe Taravarin për lirimin e Blerim Ramadanit.
 
MERALE ISMAILI