Botë

SHBA, harris premtoi një rrugë të re për amerikanët

23.08.2024 11:58

Kamala Harris u zotua të përcaktojë një rrugë të re për të ardhmen e Amerikës...

Kamala Harris u zotua të përcaktojë një rrugë të re për të ardhmen e Amerikës pasi ajo zyrtarisht pranoi nominimin e Demokratëve për presidente të Shteteve të Bashkuara në ditën e fundit të konventës së partisë në Çikago. Në fjalimin e saj, ajo përmblodhi pikat kryesore në lidhje me historinë e saj personale, thirrjet për unitet, qëllimet e politikës ekonomike dhe sociale të klasës së mesme dhe kritikat e saj ndaj Trump. 
 
“Unë e dua vendin tonë me gjithë zemër. Asnjëri prej nesh nuk ka nevojë të dështojë në mënyrë që të gjithë ne të kemi sukses. Vendet e udhëhequra nga autokratë dhe autoritarë janë për Trump sepse besojnë se ai është i lehtë për t'u manipuluar me lajka dhe favore. Ata e dinë se Trump nuk do t'i mbajë përgjegjës autokratët, sepse ai dëshiron të jetë vetë autokrat.”, tha kandidatja demokrate për president Kamala Harris.
 
Kandidati republikan për president, Trump kritikoi fjalimin e Harris, duke shkruar në rrjetet sociale: "Pse ajo nuk ka bërë diçka për gjërat për të cilat po ankohet?” Në të njëjtën kohë, policia u përlesh me protestuesit pro-palestinezë përpara Qendrës së Kongresit.
 
BELINDA KOKA ADEMI