Maqedoni

Kuvend, Gashi me takon ambasadorin austriak, Pamer

23.08.2024 17:11

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, ka takuar ambasadorin austriak, Martin Pamer.

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, ka takuar ambasadorin austriak, Martin Pamer.
 
Siç njoftojnë nga Kuvendi bashkëbiseduesit shprehën kënaqësinë për takimin ndërmjet përfaqësuesve të të dy vendeve mike, të cilat kanë zhvilluar marrëdhënie të shkëlqyera në fusha të ndryshme, dhe grupeve parlamentare për bashkëpunim të ndërsjellë që funksionojnë në Kuvend. 
 
“Austria është partneri ynë ekonomik dhe mbështetësi i madh i rrugës së integrimit evropian. Për sa i përket anëtarësimit në BE, vendi përballet me sfida, por mendimi është që i gjithë Rajoni të bëhet sa më shpejt pjesë e familjes evropiane. Të punojmë për reformat në vend dhe të krijojmë politika të mira për brezat e ardhshëm. Të pranishmit ranë dakord se bashkëpunimi midis dy vendeve ka potencial të thellohet, afrojë popujt, si dhe t’i intensifikojë vizitat në nivelin më të lartë.”, thuhet në njoftim.