Botë
Ukrainë, rusët shtypin në Pokrovsk, ukrainasit në Kursk
23.08.2024 17:33
Ushtria ruse po bën shtypje në drejtim të Pokrovsk, konfirmoi Kievi....

Ushtria ruse po bën shtypje në drejtim të Pokrovsk, konfirmoi Kievi, duke njoftuar se ata kishin marrë nën kontroll një fshat tjetër në rajonin Kursk të Rusisë. Zelensky deklaroi se operacioni ishte i drejtë, duke theksuar se po e kthente luftën atje nga e solli Rusia. Putin fajëson sulmet ndaj centralit bërthamor në rajon.
“Armiku po përpiqej të godiste termocentralin bërthamor në Kursk. Është informuar Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike. Ata premtojnë se do të vijnë dhe do të dërgojnë specialistë për të vlerësuar situatën.”, tha presidenti i Rusisë, Vladimir Putin.
Lufta me dron vazhdoi në vazhdën e vizitës së kryeministrit indian Modi në Ukrainë, vetëm disa javë pasi ai u takua me Putinin në Moskë.
BELINDA KOKA ADEMI
