Botë

Sulme ajrore kundër bisedimeve të paqes në Gaza

23.08.2024 17:55

Izraeli ka sulmuar kampet e refugjatëve ku dyshohet se fshihen luftëtarët e Hamasit...

Izraeli ka sulmuar kampet e refugjatëve ku dyshohet se fshihen luftëtarët e Hamasit, të cilat kanë rezultuar me viktima. Granatimet e ashpra përgjatë kufirit izraelito-libanez vazhduan, ndërsa bastisjet në Bregun Perëndimor u intensifikuan. Në të njëjtën kohë, ndërmjetësit po negociojnë një armëpushim. 
 
“Ne duhet të flasim me një zë dhe të bëjmë presion ndaj Hamasit për të pranuar një propozim që përfshin përfitime të mëdha për palestinezët në Gaza, por gjithashtu përfshin një numër kërkesash të mëparshme të Hamasit. Ky është një moment përcaktues për bisedimet e armëpushimit dhe për rajonin.”, tha ambasadorja e SHBA-së në KB, Linda Thomas-Greenfield.
 
Një pikë pengese mbetet korridori kufitar Filadelfia midis Egjiptit dhe Gazës. Izraeli nuk pranon tërheqjen nga zona kufitare, Hamasi, nga ana tjetër nuk pranon qëndrimin e ushtrisë izraelite. Gjatë asaj kohe, rreth 90 për qind e popullsisë u zhvendos nga shtëpitë e tyre.
 
BELINDA KOKA ADEMI