Konferencë rajonale në temë "Lufta kundër korrupsionit"
Konferencë rajonale në temë "Lufta kundër korrupsionit" do të mbahet sot dhe nesër në Shkup në organizim të Akademisë për gjykatës dhe prokurorë publik "Pavel Shatev" në bashkëpunim edhe me mbështetjen financiare të Instrumentit për mbështetje teknike dhe këmbim të informacioneve të Komisionit Evropian (TAIEX)...

Qëllimi i konferencës është njohja e pjesëmarrësve me mënyrën e luftës kundër korrupsionit në disa nga vendet e BE-së, si dhe mundësi që përfaqësuesit e shkollave gjyqësore nga rajoni të cilët zbatojnë trajnim të vazhdueshëm të gjykatësve dhe prokurorëve publik në nivel kombëtar, t'i përsosin dhe zhvillojnë programet e tyre.
Në konferencë do të marrin pjesë përfaqësues të Këshillit gjyqësor të Republikës së Maqedonisë, të Këshillit të prokurorëve publik, gjykatës dhe prokurorë publik nga të gjitha rajonet e apelit dhe nga të gjitha instancat, përfaqësues të Shoqatës së gjykatësve, përfaqësues të Ministrisë së Drejtësisë, si dhe gjykatës, prokuror publik, avokatë dhe përfaqësues të shkollave të gjykatësve nga Serbia, Turqia, Mali i Zi, Shqipëria, Kosova dhe BeH-ja.
Konferencën do ta hapë drejtoresha e Akademisë për gjykatës dhe prokuror publik "Pavel Shatev" dhe shefja e Delegacionit të Republikës së Maqedonisë në GREKO Komiteti pranë Këshillit të Evropës, Aneta Arnaudovska.
Fjalime nga fusha e korrupsionit në kuadër të konferencës dyditore do të kenë Marin Mërçela, kryetar i GREKO, gjykatësi i Gjykatës supreme të Republikës së Kroacisë, Gjuro Sesa, Madalina Mihaela Agresanu, udhëheqëse e sektorit për çështje evropiane dhe bashkëpunim ndërkombëtar dhe drejtoreshë e përgjithshme për luftë kundër korrupsionit praë ministrisë së Punëve të Brendshme të Rumanisë, Robert Shumi, udhëheqës dhe shef i policisë, drejtor i përgjithshëm i policisë, Akademia policore, Qendra për hetim dhe aftësi speciale pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme të Sllovenisë, Teodoro Zabala, drejtor i Sektorit për hetime, Zyra për mashtrime në Kataloni, Spanjë, Inta Nole, specialist i lartë, byro për parandalimin e luftës kundër korrupsionit (KNAB), Letoni dhe Joana Korner, gjykatëse e Gjykatës mbretërore të Mbretërisë së Bashkuara.
