MPB, detaje për vrasjen në Gajre

24.08.2024 13:55

Ministria e Punëve të Brendshme ka dhënë detaje....

Ministria e Punëve të Brendshme ka dhënë detaje rreth vrasjes së L.M, 41 vjeçarë në fshatin Gajre të Tetovës. Sipas Goce Andrevski nga MPB mbi personin L.M kanë shtënë zyrtarët policore, sepse i njëjti ka refuzuar tu nënshtrohet urdhërave të policisë, dhe se i njëjti ka qenë edhe i armatosur. 

“Pas informacioneve të siguruara më herët, dhe kontrolleve policore mbi tre shtëpi në fshatin Gajre, duke i ndërmarrë masat për kontroll policore në shtëpinë e pronarit Z.M, është gjetur personi L.M, i cili ka qenë i armatosur me pushkë automatike, dhe i është kundërpërgjigjur urdhrave të policisë, duke mos u dorëzuar, por ai pushkën automatike e ka drejtuar në drejtim të zyrtarëve policor, e ku më zyrtarë policorë kanë shtënë mbi të. Pasi personi L.M ka qenë i neutralizuar, është kërkuar ndihmë mjekësore, nga ndihma e shpejtë, por i lajmëruar ka qenë edhe Prokurori Publik. Tek perosni L.M janë gjetur një pistolet, dhe karikator për pushkë automatike, dhe plumba. Rreth orës 22:50 personi me iniciale L.M ka ndërruar jetë, ndërsa vdekjen e tij e kanë konstatuar mjekët e Ndihmës së Shpejtë”  - tha Shefi i Departamentit të Marrdhënieve me publikun, Goce Andrevski.

Sipas MPB-së, personi me iniciale L.M ishte i dyshuar për vrasjen e cila ndodhi më datë më 05.07.2024 në Tetovë, dhe ndaj të njëjtit është lëshuar fletarrest, sepse i njëjti ishte larguar nga spitali psikiatrik i Bardovcës.

Ekspertiz të vendit të ngjarjes e kanë kryer ekipet policore, ndërsa me urdhër të Prokurorit Publik, trupi i pajetë është dërguar për obduksion. (Fitim Kryeziu, TVM2)