Një veturë bie në Lumin Vardar

24.08.2024 12:30

Mëngjesin e sotëm në afërsi të urës tek “Vero Jumbo” në Shkup...

Mëngjesin e sotëm në afërsi të urës tek “Vero Jumbo” në Shkup, gjegjësisht në udhëkryqin e bulevardeve Krste Misirkov dhe Koço Racin një veturë përmes gardhit të urës së Revolucionit ka rënë në lumin Vardar.

Nuk ka të dhëna për gjendjen e shoferit dhe nëse në veturë ka pasur pasagjerë të tjerë.

Policia ndodhet në terren dhe po kryen kontrrollet në vendin e aksidenti.