Sulm i përgjakshëm gjatë një festivali në Solingen, vriten tre persona dhe plagosen tetë të tjerë

24.08.2024 15:11

Të paktën tre persona u vranë...

Të paktën tre persona u vranë dhe katër u plagosën rëndë, njoftoi policia gjermane pas një sulmi në një festival në qytetin perëndimor të Solingen të premten mbrëma. Policia tha se arma e përdorur dyshohet të jetë një thikë, por asnjë arrestim nuk është bërë, ndërsa policia njoftoi se kishte vendosur një “kontigjent të madh”, duke përfshirë një helikopter, për të kërkuar për sulmuesin mashkull që u largua nga vendi i ngjarjes.

Rreth orës 21:37 minuta morëm disa telefonata nga dëshmitarë në zyret tona në Lupertall të cilët na treguan se sulmuesi ka sulmuar njerëz me thikë në përvjetorin këtu në Solingen.

Isha në Dyzeldorf, në zyrat e policisë dhe atëherë u konstatua se ishte një sulm i planifikuar, por jo një akt i egër i cili ka dalë nga kontrolli.

Ministri Federal i Shëndetësisë, Karl Lauterbach tha se shpresonte se “skuadrat e shpëtimit mund të shpëtojnë të plagosurit që janë ende gjallë dhe se policia mund të kapë autorin frikacak dhe të mjerë”.

Kryeministri rajonal, Hendrik Wüst, i cili arriti në vendngjarje herët të shtunën, njoftoi më herët në X se “e gjithë North Rhine-Westfalia qëndron me njerëzit në Solingen, mbi të gjitha me viktimat dhe familjet e tyre”, tha ai, duke shprehur “mirënjohje të madhe për shpëtimtarët e shumtë dhe policinë tonë që po lufton për jetë njerëzore në këto minuta”.

Sipas gazetës “Bild”, burri thuhet se i kishte goditur me thikë viktimat në qafë. Për shkak të kësaj, hetuesit e cilësojnë krimin si një sulm terrorist dhe jo më si një sulm të zakonshëm. (Ardita Imeri, TVM2)